Aktori legjendar Robert De Niro mori Palmën e Artë për arritje në karrierë gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku u shfaq në tapetin e kuq i shoqëruar nga partnerja Tiffany Chen dhe vajza e tij, Helen.
Helen, e cila ka qëndruar larg vëmendjes publike për vite, u pa për herë të fundit në vitin 2015 në shfaqjen “Beautiful” në Broadway.
Ajo lindi përmes një nëne zëvendësuese gjatë martesës së De Niros me Grace Hightower. Në Kanë, ajo dhe Tiffany zgjodhën fustane elegantë të gjatë të zinj, ndërsa aktori i njohur mbante dorën e tyre me krenari.
De Niro është baba i shtatë fëmijëve: Drena, Helen, Gia, Raphael, binjakët Juliana dhe Aryn, dhe Eliot. Kohët e fundit, vajza e tij transgjinore, Airyn De Niro, foli publikisht për përvojën e saj si pjesë e familjes De Niro dhe për pranimin e identitetit të saj.
Në një deklaratë prekëse, De Niro u shpreh:
E doja dhe e mbështesja Aaronin si djalin tim, dhe tani e dua dhe e mbështes Airynin si vajzën time. Nuk e kuptoj pse kjo do të ishte problem për këdo. I dua të gjithë fëmijët e mi.