Airyn, vajza e aktorit legjendar Robert De Niro dhe modeles Toukie Smith, ka emocionuar publikun me rrëfimin e saj të sinqertë dhe të guximshëm për tranzicionin si grua transgjinore.
Në një intervistë për revistën “Them”, 29-vjeçarja tha se e ka përqafuar identitetin e saj me ndihmën e forcës që ka gjetur tek gratë me ngjyrë:
Ndërsa përqafoja veten time, u ndjeva gjithnjë e më pranë grave me ngjyrë. Më dhanë forcë, frymëzim dhe krenari.
Airyn nisi terapinë hormonale në nëntor të vitit 2024, duke e cilësuar veten një “lulëzim i vonuar”.
Rrëfimet e grave të tjera transgjinore e ndihmuan të kuptojë se “nuk ka afat skadence për të jetuar të vërtetën tënde”:
Ishte çliruese të kuptoja se nuk ishte shumë vonë për të filluar.
Ndërsa flet për familjen, ajo pranon se ka marrë mbështetje që në adoleshencë, kur doli hapur si gei, por thekson se një pjesë e saj ende ka frikë se mos e shohin vetëm përmes identitetit të saj të mëparshëm.
Një tjetër sfidë e madhe për të ishte trupi i saj. E rritur në një familje me fizik më të imët, ajo shpesh ndjente se askush nuk e kuptonte trupin e saj apo atë që po përjetonte:
Gjithmonë kam qenë më trupmadhe se pjesa tjetër e familjes. Ishte si të jetoja në një trup që askush përreth nuk e njihte.
Rrëfimi i Airyn De Niro ka prekur zemrat e mijëra njerëzve dhe po shihet si një moment frymëzimi dhe fuqizimi për komunitetin LGBTQ+.