Role mishi të mbushura me spek e djathë është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Janë një zgjedhje e shijshme dhe elegante për çdo vakt special. Mishi i butë, i prerë hollë, mbushet me feta të kripura speku dhe djathë të shkrirë, duke krijuar një harmoni të përsosur shijesh. Pas mbështjelljes, roletë piqen derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të lëshojnë aromën e tyre të mrekullueshme. Kjo pjatë është perfekte për një drekë festive ose një darkë të veçantë, duke sjellë sofistikim dhe shije në tryezën tuaj.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
5 feta mishi viçi të holla
400 g domate pa lëkurë
3 thelpinj hudhër
Rigon
5 feta spek
1 spec i kuq
Djathë për tost në feta
1 qepë e njomë
1 karrotë
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Leng mishi
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.