Shembet kisha, San Giuseppe del Falegnami, në qendrën historike të Romës. Sipas mediave italiane, ende nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca, zjarrfikësit dhe karabinierët. Kisha e ndërtuar rreth vitit 1500, është përdorur më së shumti për celebrimin e martesave. Ajo u restaurua në vitin 1886, me një projekt të ri.