Luis Nazario Da Lima, njohur si Ronaldo Fenomeni ka vendosur të investojë një pjesë të mirë të pasurisë te skuadra e Real Valladolid. Ish-sulmuesi brazilian do të bëhet së shpejti pronar dhe president i këtij ekipi të njohur spanjoll, lajm që e konfirmon edhe e përditshmja spanjolle “Marca”. Sipas kësaj të fundit, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Inter është duke blerë klubin për vlerën e 30 milionë eurove dhe pasi të hedhë firmën do të marrë edhe presidencën. Nga muaji shtator Real Valladolid do të ketë brazilianin si pronar dhe president të ri.