Sport

Ronaldo merr çmimin e rëndësishëm! Dembele më i miri i vitit edhe për Globe Soccer Awards!

Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo u vlerësua si “Lojtari më i Mirë” i Lindjes së Mesme në Globe Soccer Awards 2025.

Ylli portugez mori çmimin në një mbrëmje gala në Dubai, ku morën pjesë futbollistë, presidentë klubesh dhe figura globale të sportit.

Duke folur në skenë pasi mori çmimin, Ronaldo tha se se është i motivuar, pavarësisht se ku luan.

“Fokusi im do të vazhdojë të jetë në shënimin e golave, fitimin e më shumë trofeve dhe tek arritjet personale”, tha Ronaldo.

Çmimi i Ronaldos vjen në mes të një sezoni në të cilin ai ka vazhduar të luajë një rol kyç në kampionatin arab me Al Nassr.

LEXO EDHE: Cristiano Ronaldo, një përbindësh golash, shkon në kuotën e 956-të, me dygolëshin ndaj Al Okhdood

Ishte e lehtë të mendohej që për vitin 2025 triumfuesi të ishte Ousmane Dembele për kontributin e dhënë prej tij në triumfet e klubit parizien sezonin e kaluar. Sulmuesi mundi në këtë garë shokun e tij të skuadrës Vitinha, Kylian Mbappe dhe dyshen e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha. Në futbollin e femrave, trofeu i Lojtares më të Mirë i shkoi Aitana Bonmati të Barcelonës që e fiton këtë çmim për të tretin vit radhazi. Mesfushorja katalanase mposhti konkurrencën e Alexia Putellas, Alessia Russo, Mariona Caldentey dhe Melchie Dumornay.

Numri një i stolit të PSG, Luis Enrique u vlerësua si Trajneri Më i Mirë  në edicionin 2025 të Globe Soccer Awards. Luis Enrique, i cili ndërtoi një ekip të pamposhtur në vitin e tij të dytë në PSG, e udhëhoqi ekipin e tij drejt një serie fitoresh që sollën trofe gjatë gjithë vitit.

Tekniku spanjoll, në krye të stolit të PSG-së, fitoi Champions, Superkupën UEFA, Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën e Francës dhe Kupën Ndërkontinentale FIFA. Enrique u zgjodh gjithashtu si trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Ballon d’Or. Skuadra më e mirë e futbollit të meshkujve u shpall Paris Saint Germain, ndërsa në futbollin e femrave Barcelona.

Po kështu u dhanë çmime edhe për Sulmuesin, mesfushorin dhe Lojtarin e ri më të mirë, që u fituan respektivisht nga Lamine Yamal, Vitinha dhe Desire Doue. Cmimin si Drejtori Sportiv më i mirë e fitoi Luis Campos, ndërsa agjenti më i mirë u shpall Jorge mendes. Po kështu u nderua edhe Andres Iniesta me ish mesfushorin spanjoll që fitoi Çmimin e karrierës.