Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati humb njeriun e shtrenjtë!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka lajmëruar me anë të një Instastory se ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë, gjyshen. Gjyshja e këngëtares është ndarë nga jeta dhe këtë e ka bërë me dije vetë Ronela me anë të një postimi në Instastory.

Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi… s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës!

Sekret”, kënga fituese në Festivalin e 60-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurovizionit, është kthyer në një himn të këtyre ditëve. Ronela Hajati ka vendosur një rekord përfaqësimi në klasifikimin e Shkurtit në Eurovizion duke ngritur pritshmëritë në eventin që do të mbahet mes 10 dhe 14 Majit në Torino të Italisë.

Dy të panjohur që takohen rastësisht, përjetojnë një eksperiencë jashtë-kësaj-bote, të historisë së tyre sekrete të dashurisë shekuj më parë!

Forca e dashurisë është e vetmja që mund të ndryshojë njeriun dhe shoqërine e për pasojë të ardhmen e saj. Paralelisht me historinë e dy të rinjve zhvillohet në mënyrë metaforike një thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë sonë natyrore, përfaqësuar nga lumi i “Vjosës”.

Sekretet tona më të kyçura zgjohen krejt rastësisht nga një episod i zakonshëm, i cili i lë vend zhvillimeve epike që skaliten si në gur, në zemrat tona.

Nën drejtimin e Ledion Liço dhe Rezart Gurashi, video epike e artistes shumë të dashur do të jetë në kanalin e You Tube të Eurovizionit, aty ku artistja ka korrur sukses si asnjë përfaqësues i Shqipërisë përpara saj.

Protagonist i videos është edhe aktori i mirënjohur i teatrit, filmave dhe serialeve si edhe prezantues televiziv – Florian Agalliu.