Aktualitet

Roth: BE nuk bën pazare me Shqipërinë e Maqedoninë

Në Gjermani, Ministri i Shtetit për Çështjet e Europës, Michael Roth, reagoi që për Shqipërinë e Maqedoninë u shty për pas një viti vendimi lidhur me negociatat e anëtarësimit. Në një intervistë për Deutsche Welle-n, Roth shprehet se “Bashkimi Europian nuk bën pazare me dy vendet për caktimin e dates”. Ndërsa vlerëson reformat e ndërmarra prej tyre, thekson se ende mbetet shumë për të bërë. “Ura që ndërtuam tani, duhet të jetë mjaft solide deri në qershor të 2019-ës, në mënyrë që të kalohet nga Shqipëria e Maqedonia, në rrugën  drejt negociatave të anëtarësimit”, – tha Roth.