Celebrities

Roza Lati është në pritje të ëmbël?! Moderatorja poston foton dhe komentet e fansave nuk kanë fund!

Roza Lati ka postuar së fundmi një imazh ku mban dorën te barku, gjë që ka nxitur dyshime për shtatzaninë. Ajo gjithashtu mban veshur një fustan të bardhë dhe duket vërtet e bukur (si nuse). Një lumë komentesh nga ndjekësit e saj, pyesin apo përgëzojnë ish-banoren e “BBV”.

Kujtojmë se e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Roza Lati ka zbuluar më shumë detaje nga lidhja e saj, karriera, jeta dhe jo vetëm kaq. Moderatorja e njohur kur u pyet në lidhje me Xhonatanin, partnerin e saj zgjodhi që të ishte mjaft e rezervuar.

Unë prandaj i kam shmangur edhe intervistat. Më lejoni të them ‘no comment’ nuk dua të flas për këtë pjesë. Çfarë kam për të thënë e nxjerr pak e nga pak në rrjetet e mia sociale kur unë e gjej frymëzimin me anë të tyre. Kështu që nuk dua të flas për dashurinë time.  Nuk e shoh të arsyeshme, në përgjithësi kam qenë shumë hermetike gjithmonë sa i përket dashurisë sime por kur dola nga Big-u edhe në bazë të rrugëtimit tim brenda edhe që e pa një publik i tërë Rozën, mendova okej mbase edhe duhet të hedh ndonjë indikacion që shiko se jam e lumtur sepse me daljen time jashtë në kontakt me realitetin pashë gra dhe nëna që më donin shumë dhe më përqafonin dhe më shihnin me një lloj pikëllimi dhe thashë prit një sekondë është çdo gjë okej. Dashuria është gjëja më e rëndësishme dhe kur e kam pasur dhe kur jo asnjëherë nuk jam shprehur por ishte me vend edhe për shkak të BBV diçka të publikoja.