Mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli. Ajo ka komentuar mbi ndodhitë e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni…
Si ishte kjo eksperiencë për ty?
Nuk kisha menduar se si do të më shkonte udhëtimi, nuk mendoja se do të shkoja kaq shumë gjatë për gjërat që kisha lënë pas, familjare dhe personale. Por jam nga ato vajza që gjërat e mia i çoj deri në fund. Kështu ndeza motorrët dhe shkova deri në tre muaj. Ka qenë një ëndërr e plotësuar, një propozim që kam hezituar në filllim sepse nuk isha mësuar të largohesha nga familja, kam kaluar momente të errëta.
Cili ka qenë komunikimi i parë më i rëndësishëm pasi dole nga BBV?
Të gjitha komunikimet kanë qenë të rëndësishme. Sa dola pashë njerëz të tjerë. Nuk e harroj momentin kur jam futur në studio, ka qenë nata më emocionuese dhe drithëruese. Një natë shumë e ngarkuar emocionalisht. Kur hyra në studio dhe pashë Ledionin, Arbrin dhe Nedën, fillova të merrja veten të kuptoja se ku jam.
Në një përballje mes Eglit dhe Laertit, ky i fundit u zgjodh nga publiku si finalisti i dytë, a e meritonte sipas teje?
Nëse kthehemi në ditët që kemi lënë pas, nuk është ai Laerti që kam lënë, ka ndryshuar sjelljen dhe gjuhën ndaj banorëve, në debatin që pamë me Gjestin, ku i përmend shkollën, i ka thënë majmun, kamikaz. Nuk ka mbajtur atë sjelljen e tij, kortezinë që kishte në fillim. Në të gjitha prime-t mundohet t’i sheshojë gjërat, siç bënte dhe me Gertën. Mbetet besëprerë, e gëzon këtë titull me një respekt shumë të madh. E kam akuzuar që është lojtar dy në një me Rozanën. Edhe kur jam pyetur për këtë nga Ledioni, kam thënë që duket e pamundur, por e vërtetë për mua. Kanë ndihmuar njëri-tjetrin që në fillim. Rozana zgjodhi Laertin me Eglin. Nëse Laerti e ndien veten të fortë, mund ta kishte çuar Laertin me Gjestin.