Gossip Showbiz

Rozana dhe Gerti përballë njëri-tjetrit! “Unë jam më burrë se ti…”

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer ndërmjet aktorit Gert Ferra dhe Laert Vasilit, ku ata janë përfshirë në akuza të ndërsjella dhe fjalë të rënda, përfshirë edhe çështje personale.

Pas këtij debati të tensionuar, këngëtarja Rozana Radi ka reaguar dhe ka zgjedhur t’i drejtohet drejtpërdrejt ndaj aktorit, duke e kritikuar për sjelljen e tij si dhe kërkuar shpjegime për reagimin e tij të ashpër ndaj saj.

Rozana e ka këshilluar Gertin që të mos përmendë më gjëra të tilla, duke theksuar se ajo ka mbyllur çdo lidhje me Laertin. Ajo e ka quajtur Ferrën një person të “pacipë” dhe një njeri pa “fytyrë”, duke e akuzuar se ka përmendur të gjithë, duke filluar nga të gjallët e deri te të vdekurit, përfshirë edhe jetën private të individëve.

Kjo duke shkaktuar reagim nga Gerti duke thënë:

Kush rri afër teje digjet, kush je ti mo?

Më pas debati ka agravuar më tepër ku Rozana ka shprehur:

Je njeri i pacipë. Nuk je artist. Nuk ke njerëzillëk. Ka burra kjo shtëpi. Unë jam më burrë se ti.