Gossip Showbiz

Rozana shpërthen në lot pas debatit me Livian! “Duan që unë të dal…”

Rozana Radi ka pasur së fundmi një debat të ashpër me Livia Brungën dhe disa banorë të tjerë të shtëpisë së Big Brother.

Pas përplasjes, Rozana shpërtheu në lot dhe shprehu shqetësimin e saj, duke thënë se gjithmonë ka mbrojtur Livia-n dhe nuk e ka lënë asnjëherë vetëm. Ajo shtoi se ndihet e braktisur dhe nuk po ndihet e dashur nga askush.

Gjatë një momenti të tensionuar, ndërsa po qëndronte në oborr, këngëtarja e njohur theksoi se disa banorë duan që ajo të dalë nga shtëpia e Big Brother. Ajo është shprehur se:

Duan që unë të dal jasht

– ndërsa ishte e rrethuar nga Kelly dhe Rizarta.

Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, ku shumë fansa vlerësuan mbrojtjen e vazhdueshme që Rozana ka bërë për Livia-n, megjithëse ajo nuk e kishte kërkuar.

Ky incident mund të jetë një faktor pozitiv për Rozanën por jo për Livian, pasi ajo po konkurron kokë me kokë me Loredanën për të vazhduar në lojë.