Të paktën 12 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në perëndim të Ruandës. Autoritetet njoftuan po ashtu se dhjetëra banorë të qarkut Arongi, konsiderohen të zhdukur. Rrëshqitjet e dheut janë shkaktuar pas shirave të rrëmbyeshëm. Nga muaji janar deri në muajin prill, mbi 180 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Ruanda.