Shqiptarët jashtë vendit që ndodhen pas hekurave, janë pothuaj të njëjtë me ata që vuajnë dënimin në institucionet penitenciare në Shqipëri. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha, se në Greqi, Itali, Gjermani, Angli, Hollandë dhe Austri rezultojnë rreth 4500 shtetas shqiptarë të dënuar apo paraburgosur, që kërkojnë mbështetje nga shteti i tyre. Ndërsa Kryediplomati Bushati kërkoi që të evitohej stigmatizimi i shqiptarëve si njerëz të lidhur me krimin.