Në këtë format të ri të Ligës së Kampionëve gjithçka është aq e ngushtë sa ndryshon nga një ditë në tjetrën. Ajo që dukej sikur do të ishte një finale për jetë a vdekje mes Shtutgartit dhe PSG-së në ndeshjen e fundit, tani mund të mos jetë e tillë.
Të dyjave do tu mjaftonte një barazim për tu kualifikuar. Ndaj rreziku i një biskote është shumë i lartë. Francezët dhe gjermanët janë aktualisht të kualifikuar në play-off. PSG-ja është në vendin e 22-të me 10 pikë dhe një diferencë golash +2. Ndërsa Shtutgarti është në vijën e kuqe me po ashtu 10 pikë dhe një golavarazh -1. Vetëm Mançester Siti dhe Dinamo e Zagrebit me 8 pikë aspirojnë të “sulmojnë” ato vende me Shahtjorin që është në distancë. Siti luan kundër Bryzhit në “Etihad”. Duke e fituar atë ndeshje ata janë të kualifikuar.
LEXO EDHE: Mario Mitaj bind arabët në pak muaj, gati milionat për klubin rus!
Prandaj, pavarësisht se çfarë ndodh në Siti-Bryzh, barazimi kualifikon PSG-në dhe Shtutgartin pasi ata do të ishin më mirë se Siti ose Bryzhi. Rreziku tjetër është Dinamo e Zagrebit, e cila ka 8 pikë dhe një golaverazh -8. Sfida është e madhe për skuadrën e Fabio Kanavaros. Ata duhet të mundin Milanin në stadiumin e tyre dhe t’i mundin me të paktën 7 gola diferencë! Pothuajse e pamundur.
Prandaj, Shtutgarti dhe PSG-ja e dinë paraprakisht se një barazim do t’i vendosë ata pothuajse njëqind për qind në play-off. Ata nuk mund të rrezikojnë të humbasin.
LEXO EDHE: Arabia Saudite nuk tërhiqet, 350 milionë euro në tavolinën e Realit të Madridit për Vinicius Jr!