Një helikopter i ushtrisë ruse u rrëzua në Sirinë lindore, dy pilotë humbën jetën. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, “Shkak i aksidentit mund të kenë qenë problemet teknike”. Brenda muajit, kjo është hera e dytë që pilotët rusë humbin jetën në Siri.