Bota

Rritet niveli i përmbytjeve në SHBA, lumenjtë vërshojnë nëpër qytet

Zona e Marylandit në Shtetet e Bashkuara është përfshirë nga përmbytje masive. Lumenj, uji dhe baltë kanë zbritur nëpër qytet duke marrë me vete çdo gjë që gjejnë përpara, përfshirë edhe makina. Banorët janë bllokuar nëpër ndërtesa, ndërsa qyteti i Ellicott është ndër më të prekurit nga vërshimet e ujërave. Guvernatori i Maryland Larry Hogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Howard County.