Bota

Rritet pasuria e njerëzve më të pasur në botë

Pasuria e miliarderëve të botës, në vitin 2017 është rritur me 10 për qind, duke arritur në 70.2 trilionë dollarë. Sipas një raporti vjetor të kompanisë konsulente “Capgemini”, që anketoi 2 mijë e 600 pasanikë, botës i janë shtuar 1.6 milionë “individë” me asete mbi 1 milion dollarë. Hulumtimi thekson se rritja e tregjeve globale, është arsyeja kryesore që të pasurit rritën të ardhurat e tyre në mënyrë të shpejtë.