Një fenomen krejt i kundërt nga trendet kudo në botë ka ndodhur në Kroaci. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një rast kur një pastiçeri në Pula, edhe pse tanimë jemi në sezonin e verës, ka vendosur të ulë çmimin e akullores përgjysmë.
Dhe ndonëse për shumicën e vendeve të Ballkanit, çmimi i vendosur nuk mund të thuhet se është i lirë, për këtë vend, kjo gjë ka qenë një habi për shumë turistë dhe jo vetëm. Megjithatë, edhe për banorët dhe turistët atje, fatkeqësisht, çmimi i ofruar i akullores nuk është i përhershëm, por promocional.

Një akullore kushton vetëm një euro për një javë, deri të mërkurën më 28 qershor. Pas kësaj dite kthehet çmimi i zakonshëm prej dy euro. Sipas një sondazhi të një një kompanie televizive kombëtare, “një lugë” akullore më e shtrenjtë ofrohet në Dubrovnik, që shkon rreth katër euro.
