Sport

‘Rrufe në qiell të hapur’, Skënder Gega largohet nga Partizani! Klubi: Dha dorëheqjen!

Në mënyrë befasuese është njoftuar se Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit. Tropojani pritej të niste sezonin e ri në drejtimin e të kuqve, por duket se eliminimi nga Evropa dhe më konkretisht nga Conference League që në raundin e parë nuk është përtypur.

LEXO EDHE: Ndeshja Shqipëri–Serbi / FSHF dënohet nga FIFA me gjobë 161.500 franga zvicerane dhe mbyllje 20% të stadiumit në ndeshjen me Letoninë!

Sipas klubit të Partizanit Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen, ndërsa iu urojnë më të mirën për të ardhmen. Aventura e dyta e Gegës me Partizanin nisi më 28 mars, duke e mbyllur sezonin e shkuar në vendin e 4 pas një periudhe të vështirë. Gega drejtoi të kuqtë në 11 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.55 pikë për ndeshje.

Kujtojmë që Partizani u eleminua pak ditë më parë në turin e parë të Conference League nga estonezët e Nomme Kalju.

LEXO EDHE: Luhen 73 ndeshje në tre ditë, klubet e Superiores duhet të sigurojnë fitore për të mos rrezikuar renditjen e Shqipërisë në UEFA!

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim.