Aktualitet

Rrufeja godet nënstacionin, pa energji një zonë e Kombinatit

Rrufetë e natës dëmtuan Nënstacionin Elektrik të Kombinatit, në kryeqytet e për pasojë një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike. Punonjësit e OSHEE-së nga sektori i avarive, kryen manovrimet e para duke mundësuar furnizimin me energji elektrike nga linja të dyta unazore. Grupet e punës së OSHEE-së janë në gatishmëri për normalizimin e situatës, pavarësisht kushteve të motit.