Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj ishin në Kukës ku prezantuan paketën e negociuar me konçesionarin për tarifat e reja në Rrugën e Kombit. Për banorët e Qarkut verilindor, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë pritet zbatim i skemës lehtësuese, nga data 17 Shtator. Në takimin me ministrat e Infrastrukturës e të Ekonomisë, merrnin pjesë përfaqësues vendorë. Ndërkaq, vazhdon investimi për të përfunduar segmentin nga Kukësi në Morinë, që të jetë brenda parametrave të duhur.