Aktualitet

Ruci mbyll seancën, pas maxhorancës edhe opozita largohet nga Kuvendi

Opozita sapo e  lëshoi foltoren e Kuvendit, ndërsa rreth një orë më parë, Kryeparlamentari Ruçi mbylli seancën, pasi maxhoranca i kaloi me shpejtësi pikat e rendit të ditës. Deputetët e shumicës u larguan nga salla, ku vazhduan të qëndronin ata të Partisë Demokratike e të Lëvizjes Socialiste për Integrim,tashme te larguar prej pak minutash. Fjalimet e tyre u transmetuan live në “FB”. Aksioni opozitar ka në fokus kërkesën për largimin e Fatmir Xhafajt nga kreu i Ministrisë së Brendshme.