Sport

“Rusi 2018”, botërori më i shtrenjtë në histori

Përgatitjet për Botërorin që nis javën e ardhshme janë në fazën e fundit dhe mediat në Rusi kanë nisur të bëjnë llogaritë sesa i ka kushtuar vendit të tyre organizimi i këtij eventi madhështor. Sipas tyre “Rusi 2018” do të jetë kompeticioni më i kushtueshëm në historinë e futbollit pasi janë investuar plot 14.2 miliardë dollarë. Rusia thuhet se ka tejkaluar me disa qindra milionë, investimet e parashikuara më herët.