Bota

Rusi, shuhet fizikanti i çmimit Nobel Zhores Alferov

Është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare fizikanti rus i çmimit Nobel, Zores Ivanovich Alferov. Sipas raportimeve ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në San Peterburg. Alferov, i lindur në vitin 1930, ishte i specializuar në heterostrukturat gjysmëpërçuese. Ai fitoi çmimin Nobel në fizik në vitin 2000 së bashku me Herbert Kroemer dhe Jack Kilby për zhvillimin e heterostrukturave gjysmëpërçuese me shpejtësi të lartë.