Pas kërkesës së Donald Trump, për ripranimin e Rusisë në grupin e vendeve të G7-s, BE thotë se ky nuk është momenti i duhur. Ishte Kancelarja gjermane Angela Merkel që deklaroi se vendet e Unionit kanë rënë dakord se kushtet për të ripranuar Moskën në grupin e vendeve me ekonomi të avancuara nuk janë arritur ende”. Rusia u dëbua në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë.