Mungesa e një përgjigje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë që të shtyhet sërish seanca gjyqësore për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Procesi ka rreth një vit në Apel dhe ende nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor i çështjes. Që në 23 dhjetor, Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh se do t’i drejtohej KLGJ për të dhënë një vlerësim se çfarë do bëhet me gjyqtarët e deleguar nga rrethet që sipas avokatëve, nuk mund të jenë pjesë e trupës pasi nuk janë të posaçëm. Por për këtë ende nuk është marrë një vendim.