Aktorja e njohur meksikano-amerikane Salma Hayek ka festuar 59-vjetorin e lindjes në mënyrën më të veçantë – duke shpërndarë një foto me bikini në Instagram dhe një mesazh të mbushur me energji pozitive.
59 udhëtime rreth diellit dhe unë ende po kërcej. Gëzuar të gjithëve dhe faleminderit për dashurinë
-shkroi Hayek, duke e shoqëruar ditën e saj të veçantë me një notë mirënjohjeje.
Mes qindra urimeve nga ndjekësit e saj, ra në sy edhe mesazhi i ngrohtë i aktorit të madh Anthony Hopkins, i cili i shkroi:
Gëzuar ditëlindjen, të duam
Salma Hayek është e njohur për natyralitetin e saj, shpesh duke pozuar pa grim dhe duke ndarë momente autentike me fansat.
Së fundmi, ajo tregoi edhe rutinën e saj të kujdesit për lëkurën dhe bukurinë për revistën Vogue, duke theksuar rëndësinë e përshtatjes me moshën.
Ndërsa plakemi, rutina e bukurisë duhet të ndryshojë. Ajo që funksiononte më parë, mund të mos funksionojë më tani. Është e rëndësishme të jesh aventureske, krijuese dhe të kënaqesh me këtë proces
-tha aktorja, duke kujtuar edhe gjyshen e saj, nga e cila kishte mësuar shumë sekrete të bukurisë tradicionale.
Me këtë postim, Salma jo vetëm festoi një ditë të veçantë, por dha edhe një mesazh frymëzues mbi pranimin e moshës dhe dashurinë për jetën.