Celebrities Gossip Hap Ç’ju! - News Showbiz

Salsano Rrapi pjesë e politikës?! Aktori: “Po e thashë një gjë unë do ta mbaj…”

I ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ka qenë aktori i njohur Salsano Rapi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij të gjatë në televizion në moderim po ashtu edhe në aktrim, ka treguar gjithashtu edhe linjën të jetës duke e rrëfyer në mënyrën më të veçantë.

Gjatë intervistës në një moment Visjani e ka pyetur Salsanon nëse e mendon që në një të ardhme të afërt nëse merr një propozim për të qenë pjesë e politikës do të pranonte dhe ai është përgjigjur duke thënë se:

As nuk e kam menduar dhe nuk kam ndonjë ndjesi për të pasur një këndvështrim për jetën e ardhme në politikë. E para nuk më pëlqen kjo gjë dhe e dyta, jam nga ata njerëz që po e thashë një gjë do ta mbaj. Po nuk e mbajta nuk më zë gjumi. Kështu që nuk mendoj se bëj për politikan. Se këta nuk kanë cipë fare, të japin fjalën edhe…

Ka politikanë që janë të ndërshëm, të mirë dhe mbajnë përgjegjësi për atë që thanë por janë të pakët, me kokrra. 

Njw personazh si ai do tw mund tw ishte pjesw e BBV5?

Unw kur e shoh BBV wshtw shumw tunduese, sidomos kur aty ka debate mendoj qw po tw isha unw aty do thoja kwtw, pra do tw reagosh. Nw pwrgjithwsi unw nuk rri dot larg njerwzve tw mi tw dashur dhe miqve tw mi. Unw kam njw ritual shumw tw mirw dhe ma mbushin jetwn me gwzim, pwrpos edhe halleve qe kemi. Plus qw kur hyn aty brenda çfarw nuk thuhet jashtw. Fillojw fantazitw, kur ti nuk je pastaj ato vazhdojnw edhe katwr muaj ndwrsa kur je wshtw ndryshe.