Matteo Salvini nuk humb kohë dhe i drejton një paralajmërim direkt Bashkimit Europian për emigrantët. Ministri i Brendshëm Italian i kërkon Brukselit të vihet në lëvizje. Në “Twitter”, Salvini shkruan se “Zbarkimi dhe pritja e qindra mijëra emigrantëve, jo refugjatë nuk mund të vazhdojë të jetë vetëm problem italian. Europa të na ndihmojë ose duhet të zgjedhim rrugë të tjera”. Gjatë ditës, ai do t’i bashkohet homologëve të BE-së në një takim në Luksemburg, për të diskutuar krizën e emigracionit.