Ajo ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto prekëse me vajzën e saj në krah.
Samanta ka zbuluar se e ka quajtur vajzën e saj Gia Rose, e cila ka lindur më 18 mars të këtij viti. Krahas fotos, këngëtarja ka shkruar:
E gjithë bota në krahët e mi
– duke shprehur gëzimin e madh që ndjen për këtë moment të paharrueshëm.
Përpara këtij postimi, Samanta kishte shpallur shtatzëninë e saj përmes një videoje ku shfaqej krah partnerit të saj, duke e shoqëruar me fjalët:
Ne të tre…Një kapitull i ri fillon. Mezi po pres për ty.