Gossip Showbiz

Samanta Karavella konfirmon shtatzëninë e saj në mënyrën më të bukur!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Samanta Karavella, prej kohësh aludohej se mund të ishte në pritje të ëmbël. Shumë ndjekës dhe portale kanë hedhur dyshimet e tyre rreth kësaj shtatzënie, duke u bazuar në fotot ku barku i saj dukej i dyshimtë, i edituar, apo fakti që ajo shpesh postonte vetëm foto të fytyrës ose me rroba të gjera.

Mesa duket, aludimet e shumta kishin bazë, pasi disa minuta më parë, Samanta e ka konfirmuar shtatzëninë e saj me anë të disa imazheve, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë partnerit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Samanta Karavella (@samantaofficial)

Në video, duken edhe shkelmat e vogëlushes brenda barkut të saj, ndërkohë që fotoja e parë e konfirmimit është realizuar krah partnerit, përkrah ekos së fëmijës.

Disa javë më parë, këngëtarja ka postuar një InstaStory ku shfaqej një dorë bebi, gjë që na ka bërë të mendojmë se Samanta është bërë nënë e një vajze të bukur. Por mesa duket paska qenë një engjëll tjetër, pasi në postimin e fundit ajo ka shkruar që mezi po pret ta takojë mrekullinë e saj.

Ne i urojmë Samantës një shtatzëni të mbarë dhe shumë lumturi në këtë periudhë të veçantë!