Bota

Samiti i G7-ës, Trump: Të rikthehet Rusia!

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai do që Rusia të jetë pjesë e grupit të G7-ës të vendeve më të industrializuara. Rusia u dëbua në 2014 pas aneksimit të Krimesë nga ana e saj, por Trump tha se ai donte që vendi të ripranohej. Samiti i G7-ës në Quebec është paraprirë nga mosmarrëveshje të mëdha mes presidentit amerikan dhe vendeve të tjera në lidhje me vendosjen nga ana e tij të tarifave tregtare.