Bota

Samiti i Sofjes drejt dështimit për shkak të Kosovës

Bashkimi Europian po përpiqet me finesë diplomatike të pengojë përplasjet për shkak të Kosovës në samitin e Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje. Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën kërcënojnë me bojkot. Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro duan që asnjë simbol në këtë samit të mos interpretohet sikur pavarësia e Kosovës e shteti i Kosovës janë të pakontestuara.