Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari, ku po zhvillohet Samiti në kuadër të Nismës së qeverisë kineze të bashkëpunimit me Europën Qëndrore dhe Lindore. Në kuadër të kësaj Nisme, Rama zhvilloi një takim dypalësh me kryeministrin e Kinës Li Keqiang. “Diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet në sektorin e bujqësisë, turizmit dhe infrastrukturës ujore, shkroi Rama në FB.