Gjatë samitit mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor, u kryen 40 mijë sulme kibernetike. Të dhënat u publikuan nga kompania, “F5 Networks”. Mësohet se 88% e sulmeve ishin me bazë në Rusi, 8% në Brazil dhe 2% në Gjermani. Agjencia e Sigurisë Kibernetike të Singaporit në një deklaratë lidhur me këtë çështje u shpreh se gjatë samitit asnjë prej këtyre sulmeve nuk rezultoi i suksesshëm.