Bota

Samiti Trump-Kim Jong-un do të mbahet në ishullin Sentosa të Singaporit

Takimi historik i 12 Qershorit mes Donald Trump-it e Kim Jong un-it do të zhvillohet në hotelin luksoz “Capella”, të ishullit Sentosa në Singapor. Njoftimi u dha nga Shtëpia e Bardhë, por pa specifikuar detaje të tjera. Ndërkaq, samiti i dy liderëve të Shteteve të Bashkuara e Koresë së Veriut po paraprihet nga negociata të shumta mes Uashingtonit e Penianit.