Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka shkuar në Kabul, në një vizitë të paparalajmëruar. Me zyrtarët më të lartë afganë, shefi i Pentagonit pritet të diskutojë përparimin e shënuar në bisedimet me talebanët. Një vit më parë, Shtetet e Bashkuara miratuan një strategji për të rritur presionin ndaj militantëve, duke shtuar sulmet ajrore e dërguar mijëra trupa për të trajnuar e këshilluar forcat afgane.