Këngëtarja e famshme Selena Gomez më në fund është rikthyer me 2 projekte muzikore që prej vitit 2015 kur lançoi albumin e fundit “Revival”.
Tashmë të gjithë e dinë se dy këngët e reja të saj, “Lose You To Love Me” dhe “Look at me Now” janë shumë personale dhe bëjnë fjalë për marrëdhënien e saj të ndërlikuar me Justin Bieber.
E megjithëse kjo lidhje ka marrë fund një herë e mirë kjo edhe për shkak se këngëtari kanadez sapo lidhi kurorë me modelen Hailey Bieber, për Selenën nuk do të kishte më kthim pas.
Së fundmi aludohej se këngëtarja mund të ishte në një lidhje të re me ish-pjesëtarin e grupit “One Direction”, Liam Horan por këto dyshime ranë poshtë kur ajo u pa me ish të dashurin e saj Samuel Krost.
Për të sqaruar një herë e mirë statusin e saj, 27-vjeçarja shkroi në një postim në Insta Story: “Nuk po shoqërohem me askënd. Jam single prej 2 vitesh. Jam në kohën e Zotit, jo timen”.