Gossip Showbiz

Selena Gomez zbulon foton e parë që ka bërë me partnerin e saj!

Benny Blanco ka shpërndarë një moment të paharrueshëm në jetën e tij, duke zbuluar “fotografinë e tij të parë zyrtare” me të fejuarën Selena Gomez.

Ky moment special u shënua së bashku me paralajmërimin e këngës së tyre të re të përbashkët, “Sunset Blvd”, e cila u publikua më 14 mars.

Foton bardh e zi, ku çifti shfaqet në një divan me Gomez që e përqafon producentin e njohur, e ndau Blanco në Instagram, duke treguar emocionet e tij për këtë moment.

Në një postim të tij në Instagram Stories, Blanco ndau historinë e krijimit të fotos. Ai tregon se ata po luanin një lojë tavoline kur tërheqën një kartë që u kërkonte të bënin një selfie së bashku.

Pas kësaj, Selena u shtrua në gjoksin e tij, dhe Blanco ndjeu një emocion të fortë pas fotos.

Zemra jote po rrihte aq fort sa nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të përkulesha dhe të puthja… Ky ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time… Unë të dua.

Selena Gomez e ripostoi mesazhin e Benny Blanco, duke shkruar thjesht:

Të dua