Pas konfirmimit të ndarjes nga këngëtari i njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao ka ndarë një shkrim reflektues me rastin e ditëlindjes së saj, ku shpreh vendosmërinë për të filluar një kapitull të ri në jetë.
Në një postim në rrjete sociale, ajo thekson se tashmë është më e fortë se kurrë dhe se po ndërton vetë themelet e lumturisë së saj. Selvija tregon se e festoi ditëlindjen në qetësi dhe paqe, pranë njerëzve që e vlerësojnë dhe e duan sinqerisht.
Jam arkitektja e jetës sime, vendos vetë themelet e lumturisë sime. Po krijoj jetën time nga e para, me ata pak njerëz por me shumë vlerë për mua
-shkruan ajo ndër të tjera.
Në mesazhin e saj, Selvije Jao ndalet edhe te djali i saj, Roeli, të cilit thotë se do t’i mësohet dashuria e pastër dhe pa kushte. Sipas saj, një familje e lumtur nuk është domosdoshmërisht ajo tradicionale, por mund të jetë edhe vetëm nëna me fëmijën e saj.
Roelit do t’i mësohet çfarë do të thotë të jesh njeri, të kesh parime dhe respekt ndaj vetes. Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj
-shkruan ajo.
Kujtojmë se ndonëse për muaj me radhë ishte përfolur ndarja mes çiftit, ishte Shpat Kasapi ai që së fundmi e konfirmoi publikisht duke thënë se, ndonëse nuk janë më bashkë, ata mbeten miq të mirë.
Selvija ndërkohë e ka shfrytëzuar këtë moment për të nisur një faqe të re në jetë, duke theksuar se mbi gjithçka kërkon qetësi shpirtërore dhe siguri emocionale.