Gossip Showbiz

Shpat Kasapi në qendër të polemikave pas incidentit në dasmë, ish-bashkëshortja Selvija lëshon mesazh me nënkuptime?

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është bërë temë kryesore në mediat rozë ditët e fundit, pas një incidenti gjatë një dasme ku ai ishte i ftuar për të performuar.

Sipas burimeve pranë ngjarjes, Kasapi dyshohet se ka mbërritur me rreth dy orë vonesë nga ora e parashikuar, duke shkaktuar tension dhe pakënaqësi mes organizatorëve dhe të pranishmëve, situata e cila më pas ka degjeneruar në dhunë.

Në këtë kohë, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen edhe një postim i ish-bashkëshortes së tij, Selvijes.

Ajo ka shpërndarë një imazh të një perëndimi dielli pranë detit, shoqëruar me një mesazh me nënkuptime të forta:

Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre.

Ky postim ka ngjallur shumë spekulime dhe komentime në rrjet, duke shtuar edhe më shumë interes rreth situatës së fundit që përfshin këngëtarin dhe jetën e tij personale.