Sport

Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës!

Një vendim i bujshëm ka ardhur nga Konfederata Afrikane e Futbollit, pasi Komiteti i Apelit ka vendosur t’ia heqë titullin Senegalit nga Kupa e Kombeve të Afrikës 2026 dhe të shpallë kampion Marokun.

Sipas vendimit zyrtar, finalja e këtij edicioni ndaj Marokut është regjistruar me rezultat 3-0 në favor të marokenëve, pasi është konstatuar se Senegali ka bërë shkelje të rregullores duke u tërhequr nga loja.

Ky vendim erdhi pas apelit të paraqitur nga Federata Marokene, duke u bazuar në nenet 82 dhe 84 të rregullores së garës.

Komiteti i Apelit i CAF-it e pranoi ankesën dhe rrëzoi vendimin e mëparshëm të Komitetit Disiplinor, duke e konsideruar sjelljen e Senegalit si dorëzim të ndeshjes.

Si pasojë, sipas Nenit 84, ndeshja regjistrohet zyrtarisht 3-0 për Marokun, që automatikisht shpallet kampion.