Ikona e tenisit, Serena Williams, 43-vjeçare, duket më në formë se kurrë dhe e ka treguar këtë me një seri fotografish të publikuara në Instagram, ku shfaqet me bikini të verdha dhe një shall të gjelbër rreth qafës.
Fituesja e 23 titujve Grand Slam pozon me vetëbesim në ujë deri në gju, duke përfunduar look-un me syze dielli të zeza.
Fotot vijnë pas një rrëfimi të saj për revistën “People”, ku Serena zbuloi se me ndihmën e një ilaçi nga grupi GLP-1 ka humbur mbi 14 kilogramë.
Ndjehem shkëlqyeshëm. Më e lehtë fizikisht dhe mendërisht
-tha Serena, duke shtuar se pas lindjes së parë në 2017 dhe të dytës në gusht 2023, nuk kishte arritur dot të kthehej në peshën e dëshiruar, pavarësisht ushtrimeve dhe kujdesit me ushqimin.
Në fillim të vitit 2024, rreth gjashtë muaj pas lindjes së Adiras, Serena nisi injeksionet javore të ilaçeve GLP-1, pasi kishte ndërprerë gjidhënien.
Tenistja tha se nga atëherë ndihet më aktive, me nyje më pak të lodhura dhe më të fortë fizikisht, ndërsa vetëbesimi dhe dashuria për veten nuk kanë munguar asnjëherë.
Humbja e peshës nuk duhet të ndryshojë mënyrën se si e shihni veten. Gratë shpesh përballen me gjykime për trupin e tyre, pavarësisht madhësisë, dhe unë këtë e njoh shumë mirë. Duhet ta doni veten në çdo madhësi, pavarësisht se si dukeni.
Serena po tregon se edhe pas dy lindjeve, është e mundur të ndihesh e fuqishme, e shëndetshme dhe plot vetëbesim, duke inspiruar mijëra fansa të saj në mbarë botën.