Bota

SHBA, sërish të shtëna me armë zjarri në një shkollë, 2 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në një gjimnaz në Noblesville. Dy persona raportohen të plagosur, mes të cilëve një nxënëse adoleshente. Nga të dhënat paraprake dyshohet se agresori është një person i sapoliruar nga paraburgimi, i cili u arrestua. Nuk ka detaje rreth motivit, ndërsa policia e Indianas evakuoi nxënësit.