Aktualitet

Sezoni turistik, fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit

Fluks udhëtarësh në portin më të madh në vend. Burime nga Autoriteti Portual Durrës bëjnë me dije se në 5 ditët e para të korrikut, kanë udhëtuar me tragete 10.674 persona. Mësohet se shtatë tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona gjatë 5 ditëve të para të muajit korrik kanë transportuar 10.674 udhëtarë dhe 2.039 automjete gjithsej. Ndërkohë, Drejtoria e Kufirit ka vënë në funksion të plotë 8 sportele për udhëtarët, dhe 6 për mjetet.