Në prag të çeljes së sezonit turistik, sipërmarrësit ngrenë shqetësimin e mungesës së investimeve. Në konferencën Turistike Kombëtare, operatorët turistikë kërkuan nga qeveria të marrin masat për pastrim, shërbime dhe projekte konkrete, pasi konkurrenca në rajon është mjaft e lartë. Shqetësim mbetet edhe niveli i shërbimeve.