Aktorja legjendare Sharon Stone bëri një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq të Hollywood-it për premierën e filmit të saj të ri “Nobody 2”, e shoqëruar nga tre djemtë e saj të adoptuar, Roan, Laird dhe Quinn.
Në moshën 67-vjeçare, aktorja e nominuar për Oscar luan rolin e Lendinës në këtë komedi të zezë të Universal Pictures.
Stone mahniti publikun me elegancën e saj, duke u shfaqur me një fustan blu të errët dhe flokë të lirë biondë, të kombinuar me syze dielli elegante, shkruan DailyMail.
Momenti u shoqërua me një atmosferë të ngrohtë familjare, pasi djemtë e saj rrallëherë shihen në evente publike.
Sharon Stone ka folur shpesh për sfidat e amësisë, duke zbuluar se ka humbur nëntë shtatzëni përmes aborteve spontane, dhe ka theksuar rëndësinë e empatisë dhe kujdesit për shëndetin e grave.
Filmi “Nobody 2”, ku aktorja luan krah emrave si Christopher Lloyd, Bob Odenkirk, Connie Nielsen dhe Colin Hanks, sjell një histori që përzien dramën, aksionin dhe misterin, ku një ish-vrasës përballet me të kaluarën e tij të errët pas një pushtimi shtëpie. Filmi është në kinema që nga 15 gushti.