Një ish-oficer i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes u arrestua pas përpjekjeve për të spiunuar te Kina. Ron Rockwell Hansen u prangos ndërsa po i drejtohej Aeroportit, që të merrte avionin për në Pekin. 58-vjeçari akuzohet “Për tradhëti ndaj sigurisë kombëtare” dhe rrezikon burgimin e përjetshëm. Kina e kishte paguar me 800 mijë dollarë agjentin.