Amerika si vendi i NATO-s, hedh poshtë kërkesën e Italisë për heqjen e sanksioneve Rusisë. Sipas Ambasadores së Uashingtonit në Aleancën Veri-Atlantike, “Kjo do të ndodhë kur Moska të ndryshojë sjellje”. Kay Bailey Hutchinson theksoi se “Eshtë me rëndësi që aleatët t’i qëndrojnë këtij pozicioni”. Diplomatja u pyet nga gazetarët lidhur me kërkesën e bërë dje nga Kryeministri i ri italian, Giuseppe Conte, i cili shpalli synimin për forcimin e lidhjeve me Rusinë.